Në Këlcyrë, kandidati i PS Klement Ndoni ka fituar bashkinë me 2018 vota, duke ia rrëmbyer me një rezultat shumë të ngushtë fitoren kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë", Arjan Kasajt (1936 vota).
Arjan Kasaj në këtë garë u dëmtua nga kandidati i Alibeajt, Adriatik Spahiu, që me vetëm 137 vota të zhvatura nga të djathtët, i ka shkaktuar humbjen Arjan Kasajt.