'Vëzhguesit e huaj, të shqetësuar nga ‘makinacionet’ e pushtetit në zgjedhje'

Tuesday, 16 May 2023 10:24

 

Shefja e misionit të ODIHR-it, Audrey Glover deklaroi se fushata u dominua nga liderët politikë dhe se interesi i zgjedhësve u mor pak në konsideratë, ndërkohë që shprehu shqetësim për dyshimet e përdorimit të burimeve shtetërore si dhe rënien e autonomisë së medias në mbulimin e fushatës.

Nga Blerina Gjoka, BIRN

 

Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 doli të martën me një raport paraprak të gjetjeve për procesin zgjedhor, duke i cilësuar ato zgjedhje të dominuara nga liderët politikë dhe larg interesit real të zgjedhësve për problemet vendore.

“Fushata u dominua nga liderët e partive duke u marrë pak në konsideratë interesi i zgjedhësve,” tha ambasadorja Audrey Glover, shefe e misionit të ODIHR-it në Shqipëri.

Glover shtoi se “fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i saj nuk u përqendrua tek çështjet vendore” dhe sipas saj, “ky fokus dëmton aftësitë reale të zgjedhësve për të zgjedhur”.

Ajo e konsideroi fushatën të polarizuar politikisht dhe veçoi shqetësimet për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.

“Çështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keppërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të punonjësve të administratës dhe për shit-blerje të votës,” tha Glover.

E pyetur nga BIRN në lidhje me përdorimin e administratës dhe burimeve publike për fushatën e partisë në fushatë, Glover tha se shpresonte që KQZ do të merrte masa për rastet e shkeljes së ligjit zgjedhor.

“Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë, sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin,” tha Glover.

Në raportin paraprak të misionit vëzhgues theksohej fakti që qeveria dha shpërblim për pensionistët dhe mori vendime për rritje pagash në prag të zgjedhjeve si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzim të mbështetjes së ardhshme të qeverisë për bashkitë me rezultatet e zgjedhjeve.

Glover foli dhe për rolin e medias në pasqyrimin e fushatës, duke theksuar se ajo nuk bëri raportim për zgjedhjet por pasqyroi fushatën nëpërmjet kasetave të gatshme të kandidatëve dhe partive.

“Autonomia e tyre (mediave) ka pësuar rënie në mënyrë progresive për shkak të përqëndrimit të pronësisë së medias dhe kontrollit të ushtruar nga interesat e ndërthurura të biznesit dhe politikës,” citohej në raportin për mediat.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar për një ditë të qetë votimesh në përgjithësi, por dhe për raste presionesh pranë qendrave të votimit ndaj votuesve dhe probleme të tjera që lidheshin me standardet teknike të procesit.

“Vëzhguesit vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 për qind të qendrave të vëzhguara dhe në 11 përqind të tyre, njerëz që nuk ishin anëtarë të KQV-ve mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar,” thuhet në raport.

Ashtu si Glover, edhe përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, Stewart Dickson dhe përfaqësuesi i Parlamentit Europian, Swen Simon, u pajtuan me gjetjet e misionit të ODIHR-it dhe theksuan se zgjedhjet vendore nuk ofron platforma dhe debate mes kandidatëve për problemet lokale që lidheshin me zgjedhësit, por një fushatë të polarizuar politikisht.

Modifikuar më E mërkurë, 17 May 2023 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...