Raporti i vëzhguesve/ Berisha: Trinomi Rama-Doshi-Brava ndryshoi në mënyrë antiligjore vullnetin e shqiptarëve

Tuesday, 16 May 2023 14:42

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët rrëzuan zgjedhjet e 14 majit.

"Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë.

 

Me këtë rast, unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.

Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve shqiptarë nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit.

Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjioze të vëzhgimit të zgjedhjeve në Europë, OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian, dështuan.

Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua, iu qëmtua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit, përpjekjen e narkoshtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo, jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe Kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet, dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë.

Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe, me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.

Siç konstaton me shumë të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës së vërtetë, të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte 61 kandidatë, ishte një akt tjetër pabarazie të madhe. Dhuna, terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre," tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...