Arjan Hoxha në KQZ: Ekspertë të huaj për të hetuar votimin elektronik

E Enjte, 18 May 2023 12:41

 

Arjan Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kamzës, i cili nuk arriti të fitonte përballë socialistit Rakip Suli, kërkon nga KAS dhe KQZ, të ngrenë një komision me ekspertë të huaj për verifikimin e votimit elektronik në Bashkinë e Kamzës, pasi ka ka bindje dhe prova të forta që aparaturat janë programuar paraprakisht për t’i dhënë fitoren Rakip Sulit.

“Nuk ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje jo vetëm në Shqipëri, po ju sfidoj, edhe në politikën ndërkombëtare, që një kandidat, kushdo qoftë ai, të humbë, të ketë humbje votash në çdo qendër votimi”, deklaroi z. Hoxha.

 

“Askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamzës," nënvizoi ai. "Nuk ka asnjë logjikë statistikore, asnjë logjikë elektorale, asnjë perceptim as nga kundërshtari politik i një rezultati të paprecedentë, të thellë, që nuk justifikohet nga asnjë lloj zgjedhjeje, asnjë lloj pritshmërie, nga ne jo, po as nga kundërshtari politik. Kjo ka vetëm një formulë të paracaktuar, një rezultat të paracaktuar me anë të leximit elektronik".

"Prandaj sot ne do të inicojmë të gjitha ankesat tona në KAS, në KQZ, do të kërkojmë të ngrihet një komision me ekspertë, me grup ekspertësh të pavarur të huaj, sepse kredibiliteti dhe besueshmëria te institucionet ka rënë dhe kjo është arsyeja që ne sot, FRPD dhe unë po ngremë zërin, sepse kjo nuk i shërben vetëm Kamzës, i shërben të gjithë Shqipërisë. Është një sistem pilot, i pilotuar, por pa pilot, në drejtim të paditur. Nuk ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje jo vetëm në Shqipëri, po ju sfidoj, edhe në politikën ndërkombëtare që një kandidat, kushdo qoftë ai të humbë, të ketë humbje votash në çdo qëndër votimi. Kjo ka ndodhur vetëm në Kamëz, ka prova nga më të ndryshmet.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...