Berisha: Në këto zgjedhje u rikthye manipulimi me listat e votimit! 1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshuan qendrat

E Enjte, 18 May 2023 13:33

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka denoncuar se në këto zgjedhje është rikthyer loja me listat e votimit.

"Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione, sepse blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë, në farsën e vitit 2023. Jo, ajo është denoncuar nga shqiptarët, mediat shqiptare e ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit edhe në raste të tjera.

 

Por në këtë faresh, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar më parë.

Ky ishte një tipar i industrisë shtetërore mafioze të blerjes së votës.

Farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij, me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të tjera të shtetit, për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve.

Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij, loja me listat e votimit. Përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit, nëpërmjet listave të votimit.

PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij Çuçi, të gjithë ndryshuan qendrat e votimit me dokumente zyrtare të 1.3 milionë zgjedhësve.

PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’u mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.

Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të më së paku mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre në listat për të votuar, ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera. Pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj të vendit.

Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...