Berisha:Si kurrë në histori, administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral

Premte, 19 May 2023 12:52

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral.

“Ky është aspekti policesk, por u them ju se një aspekt tjetër më i shëmtuar dhe më policesk, ka qenë roli i administratës publike. Si kurrë në historinë e këtij vendi, administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral.

 

Së pari, në kundërshtim flagrant me ligjin janë vendosur komisionerë me qindra e qindra punonjës bashkie që do numëronin vota për ish-kryetarin apo kryetarin e tyre. Me ligj e ndaluar, me ligje palejueshme.

Aspekti tjetër, qindra e qindra punonjës të administratës janë vendosur komisionerë dhe numërues në qendrat e votimit. Aspekti më i shëmtuar është qëndrimi i zyrtarëve si gardianë në qendrat e votimit. Presioni që kanë bërë një muaj rresht mbi punonjësit e tjerë. Kërcënimet që ata kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve, dërgoheshin mesazhe në tatime, dërgoheshin mesazhe në dogana, që i thuhej iksit, biznesmen jo i vogël, se po shkove në votime ti dhe punëtorët e tu, do përballesh me këto pasoja.

Kujdestares së kopshtit se po nuk solle 10 karta identiteti, të nesërmen humbet punën. Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna ndaj tyre që nuk u përgjigjën.

Administrata, eksponentë të administratës, u sollën në mënyrën më antiligjore në këtë proces. Drejtorë, si terrorist është sjellë kushëriri i Ballukes, Klosi në Peshkopi, ku për të mposhtur elektoratin, u vërsul me tërbim ndaj bizneseve 3 ditë para zgjedhjeve në inspektim të përgjithshëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë në Konispol, Sarandë, Libohovë, Këlcyrë dhe një seri bashkish të tjera.

Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata shtetërore, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë kriminal ndaj procesit zgjedhor,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...