Berisha denoncon skandalin: 547 mijë zgjedhës potencialisht shëtitës u përdorën për manipulimin zgjedhor

E mërkurë, 31 May 2023 13:49

Në denoncimin e radhës për masakrën elektorale të 14 majit, kreu i opozitës, Sali Berisha, ka bërë denoncimin për ata që ai i quajti “votuesit shëtitës”.  Votuesit shëtitës janë votues që tranzitohen për qëllime manipulimit të zgjedhjeve. 

Berisha ka renditur numrin e votuesve në harkun e 3 zgjedhjeve të fundit. Zgjedhjet e përgjithshme të 2021, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe ato të zgjedhjeve të 14 majit. 

Berisha tha se zgjedhës potencialisht shëtitës në zgjedhjet e fundit janë rreth 547 mijë vetë në të gjithë vendin.

 
PJESE NGA DEKLARATA E BERISHES
 
 

Farsa elektorale kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilave janë edhe votuesit shëtitës.

Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri.

Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit, u gjetën votues të regjistruar në garazhe, kontejnerë në port e gjer të shatërvani në qendër të qytetit si adresë.

Më 25 prill 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 5470 zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.

Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votuesish shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri pothuaj u përgjysma. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i zgjedhësve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë shkoi në 9600.

Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet, 3900 emigrantë që rezultonin sa kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Të gjitha këto sa fola më sipër për Durrësin, me të gjithë dokumentacionin, PD ia ka dërguar prokurorisë që bën pingpong nga prokuroria e Durrësit e SKAP-i.

Po këto në pamje të parë janë të shkuara. Jo. Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Në një emision investigativ të Piranjave, gjetën se një drejtor i Bashkisë së Tiranës, kishte regjistruar në katër apartamente false, rreth 20 qytetarë, të cilët nuk kishin banuar kurrë në apartamentet e tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn.

Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga PD. Dua të falënderoj Piranjat për investigimin e shkëlqyer që bënë.

Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë.

Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...