Meta: Krimi elektoral në Kuçovë nuk mund të mbyllet pa ndëshkim

E Enjte, 01 June 2023 12:23
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar krimin elektoral të zgjedhjeve vendore të mbajtura më 14 maj.

Meta ka shpërndarë në Facebook një video, ndërsa shprehet se është provë që tregon qartë sipas tij se çfarë ndodh me fletët e votimit. Më tej shton se kjo situatë nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

 
 
“Krimi elektoral në KZAZ-në e Kuçovës ulëret sheshit dhe nuk mund të mbyllet pa ndëshkim. Prova më flagrante se këto s’mund të kërkohen!”, thotë më tej Meta.
 
Video e shpërndarë nga Ilir Meta ishte publikuar nga kandidati opozitar, Lefter Maliqi: "Krim shtetëror dhe elektoral në KZAZ -në Kuçovë. Shihni videon se si vezhguesit e Rilindjes fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi. Manipulim, vjedhje, braktisje e KZAZ para votimit, falsifikim firmash, kuti të dyshimta me vula e kode të ndërruara. Kamera e sigurisë e instaluar pa funksionim të duhur në të gjitha tavolinat. Braktisja e kutive nga ora 11:15 deri në 12:40 të natës para fillimit të numërimit, ku mbi 1 orë e 20 minuta u lanë në mëshirë fatit dhe keqbërësve. Bashkia Kuçovë u grabit nga narkoshteti në bashkepunim në oligarkun Salillari. S’ka kthim prapa deri në zbardhjen e së vërtetës! Vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet, fallsifikohet, dëmtohet, deformohet, SPAK-u i Partisë nuk duhet të rrije në heshtje. Bashkia do ju kthehet banorëve!" shkruante ai.
Modifikuar më E Enjte, 01 June 2023 13:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...