Berisha: Shteti i pashpirt i Ramës i heq KEMP-in të sëmurit, sepse ai qëndron në këmbë

Diel, 04 June 2023 14:02
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook, pas denoncimit te Piranjat, të rastit të një të sëmuri 40-vjeçar, që i ishte hequr KEMP-in, vetëm për faktin se ai qëndron në këmbë.

Ky përfundim i fundit i mjekut ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të para shumë viteve se Bledi përfitonte kemp të përjetshëm.

 
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
 
Pashpirtësi!
 
 
 

Në 2021-shin, shteti i pashpirt i Ramës i heq paketën higjeno-sanitare të kempit këtij të sëmuri rëndë, vetëm sepse ai qëndron në këmbë.

Ky përfundim i fundit i mjekut ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të para shumë viteve se Bledi përfitonte kemp të përjetshëm.

Rrëfimi i nënës së tij është një dramë e dhimbje e pafund.

Ndiqni videon deri në fund për të kuptuar absurdin, çnjerëzoren dhe kriminelen e shëndetësisë së Ramës, që u heq ndihmën financiare më të pamundurve, për t’i përdorur ato për buxhetin e vjedhur e të boshatisur. #sb

Denoncimi tek Piranjat:

‘Piranjat’ sjellin historinë 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës, i cili jeton i lidhur, në kushte të mjerueshme.

Për 40 vite me radhë, i lidhur këmbë e duar në cepin e dhomës, pa asnjë komunikim me njeri, përveç dy prindërve të dëshpëruar. I pavetëdijshëm për çfarë ndodh përreth, por me të drejtën e të jetuarit me dinjitet, si çdo person tjetër në këtë vend.

Kjo është historia e Bledar Nazos, 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës. Nëna e tij ka hequr dorë nga çdo gjë për t’iu përkushtuar djalit, por nga pafuqia për të përballuar krizat e sëmundjes detyrohet ta lidhë pas murit. Sikur të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, paraplegjikut i kanë prerë KEMP-in, vetëm sepse arrin të qëndrojë në këmbë.

Pavarësisht se në vitin 1992 mjeku specialist në Tiranë i jep të sëmurit statusin e paraplegjikut  të përhershëm, në vitin 2021 Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë ka një tjetër vlerësim për gjendjen shëndetësore të Bledarit.

Ata i heqin paketën higjeno-sanitare, deri në vitin 2024. Pikërisht ai doktor, që sipas zonjës ka thënë se djali qëndron në këmbë prandaj nuk përfiton KEMP. E ndërsa kjo nënë, sipas porosisë së mjekut, udhëton drejt kryeqytetit për të zgjidhur hallin, gjërat komplikohen edhe më shumë. Dy të moshuarit, përveç dramës që kanë me djalin e sëmurë në shtëpi, detyrohen të sorollaten dyerve të institucioneve, pa marrë të drejtën që iu takon.

Login to post comments