Meta: Bashkëpunimi me PD do të vazhdojë

Diel, 04 June 2023 18:04
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  është shprehur se është i hapur për bashkëpunimin me Partinë Demokratike në funksion të shtetit të së drejtës. 

 

Meta shkruan se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës. 

'Ne jemi shumë të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë bashkëpunimin jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës, për interesin publik, për mirëqeverisjen dhe që është kundër këtij regjimi dhunues', shkruan Ilir Meta në postimin e tij në Facebook.
 
 
 
 

 
Login to post comments