Shehu: Qeveria nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb se mërzitet Vuçiçi

Hënë, 05 June 2023 11:14
Deputeti Tritan Shehu deklaroi në seancën plenare në Kuvend se qeveria nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb.

 

Gjithashtu ai u shpreh kritik lidhur me rregulloren duke theksuar se ka shkelje të rënda të procedurës pasi nuk po futet për diskutim dhe miratim një rezolutë e opozitës, e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i Marsit dhe Jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar. 
 
Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë. 
 
 

Sot, kur ngjarjet kanë precipituar dhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Mbi popullin e Kosovës u realizua një dhunë dhe pa dënuar vrasjen e krimin, nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh gjenocidin dhe vijon të tallet”,tha ai.

"Parlamenti shqiptar nuk e kalon rezolutën se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë gjenocid", tha Shehu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...