Zgjedhësit fantazmë/ Berisha: Ka vetëm një rrugë që shqiptarët të votojnë të lirë, protestat...

Hënë, 05 June 2023 17:09
Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sërish nga foltorja e Kuvendit farsën elektorale, duke bërë thirrje për protesta masive.

 

“Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit.

Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.
 
U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete të ndryshme.
 
 

Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë.

Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 përqind, në Bashkinë e Vorës 15 përqind, në Përrenjas 28 përqind, në Kurbin 30 përqind, në Konispol 34 përqind, në Has 18 përqind, në Kamëz 21 përqind, në Durrës 23 përqind, në Shkodër 16 përqind, në Devoll 20 përqind, në Delvinë 34 përqind, në Mallakastër 11 përqind dhe kështu me radhë.

Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve me 14 maj, krahas faktorëve të tjerë.

I denoncoj këtu në parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë nën dorë me qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Kombi polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë.

Unë qëndroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë.

Përndryshe, ata që përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale. Unë kam bindjen se qindra mijëra idealistë që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që të votojnë të lirë,” tha Berisha.

Modifikuar më Hënë, 05 June 2023 17:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...