Rama shan paradite kryeministrin britanik në ‘Telegraph’, pasdite e lavdëron në ‘Financial Times’

Hënë, 05 June 2023 22:16
Një nivel i tillë hipokrizie nuk është parë ndonjëherë në politikë. 
 
Paradite ishte gazeta ‘Telegraph’ që publikoi një shkrim ku Edi Rama kritikonte kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
 
Gjatë intervistës për gazetën britanike, Rama kritikoi Sunak për taktikat e tij me ‘shije të hidhur’ lidhur me goditjen që po u bën emigrantëve që vijnë me gomone. Ai tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po e përdor dramën e emigrantëve shqiptarë për propagandë.
 
 


“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe me shije të keqe përdorimi i një drame për përfitime politike. Më pak se 2 përqind e totalit të mbërritjeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është diçka shumë e ulët,”
 tha ai.

Por pasdite, Rama u shfaq duke lavdëruar kryeministrin britanik Rishi Sunak. Këtë herë ai foli për gazetën britanike ‘Financial Times’.

“Lideri shqiptar ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për mënyrën se si e ka trajtuar emigrimin përmes kanalit me anë të një bashkëpunimi praktik në vend që të shpenzojë para për ‘gjera të çmendura që nuk funksionojnë kurrë’ si paraardhësit e tij.

Edi Rama i tha Financial Times se rënia e numrit të emigrantëve që përdorin së fundmi gomonet për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai pa sukses ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë’. Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri këtë gjë dhe e bëri në pak javë,” tha Rama,” shkruan gazeta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...