Gazetari dëshmon dhunën e mbështetësve të Lulzim Bashës: Jam i tronditur

E mërkurë, 07 June 2023 10:47
Gazetari i Ora News ishte mbrëmë i pranishëm gjatë tensioneve në mbledhjen e grupit të PD nga mbështetës së Lulzim Bashës. 
 

Ndërkohë në një postimin e tij në Facebook, Myzyraj denoncon se një grup personash u kanë kërkuar të fikin kamerat dhe të mos regjistronin.

"Dhuna verbale, kërcënimet, sharjet dhe tentativat për dhunë fizike që janë ushtruar ndaj gazetarëve në orët e para të mëngjesit pranë selisë së Partisë Demokratike janë një këmbanë alarmi jo më vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetatëve.
 
 


Një grup personash të cilët qëndronin jashtë dyerve ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PD, pasi shanë dhe ofenduar disa deputetë të PD që dolën nga mbledhja, këcënuan gazetarët që të fiknin kamerat dhe të mos regjistronin asgjë.

Më pas ata shanë, ofenduan dhe tentuan të dhunojnë fizikisht gazetarët rreth orës 01:40.

5 gazetatët që ndodheshin aty disponojnë video dhe incizime audio nga e gjithë skena, për aq sa na u lejua.

Siguria e gazetarëve është rrezikuar seriozisht sot në të gdhirë, ndaj politikanët e lartë të PD duhet urgjentisht të urdhërojnë mbështetësit e tyre që të ndalojnë menjëherë këto sjellje të rrezikshme që dëmtojnë lirinë e medias, dhe vënë gazetarët në rrezik.

Unë personalisht jam i tronditur nga sjellja e grupit mbështetës të Lulzim Bashës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese e kanë të gjithë skenën të dokumentuar nga kamerat e kryesisë së Kuvendit."

Login to post comments