Bardhi sulmon Bashën: Sjellja prej grupi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda PD

E mërkurë, 07 June 2023 13:48
Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së së vulës, ka reaguar Gazment Bardhi.


Bardhi refuzoi që të votonte për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së më 29 korrik, duke ikur nga mbledhja.

Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.
 
“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.
 
 


Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”
, thuhet në reagimin e tij.

Login to post comments