Veprim i rrezikshem e i maskuar ky, ne suazen e «Ballkanit te hapur» te Vucic.
Dhe maxhoranca ketu thote se blegtoret jane ne feste per kete!
Sepse tashti konkurenca e qumeshtit pluhur nga Serbia do te shkaterroje me tej prodhimin vendas te qumeshtit—cinizem e tallje kjo!!
Vendi do te mbushet me qumesht pluhur ne vend te qumeshtit.
Pjese e skenarit kjo per hegjemonine ekonomike e politike serbe me « Ballkanin e hapur »!
Heqja e taksave doganore i hap rruge kesaj, se Serbia subvencionon me 2,75% te GDP se saj, MV me 2% e Shqiperia me 0,34% te GDP tone.
Me 2022 Kosova subvencionoi me 100 ME, MV me 150 ME e Shqiperia me vetem 29 ME.
Pra Shqiperia nuk mund te perballoje konkurencen e te tille importi pa taksa, kur nuk do te kete asnje kompensim per kete veprim.
Ky ligj ne thelb ka permbajtje politike per hir te « Ballkanit te hapur » te Vucicit.
Por dhe klienteliste korruptive me prodhuesit serbe e importuesit ketu.
Ai u tentua te kaloje « ilegalisht » nepermejt nje amendamenti.
Duke goditur keshtu rende fermeret, blegtoret, ekonomine e vendit tone.
Xhepat dhe cilesine e ushqimit te popullesise.
Kalimi i ketij ligji eshte pjese e nje strategjie lidhjesh te rrezikeshme e leshimesh Serbise.
Ndesh me interesat e prodhuesve tane, qytetareve, zhvillimit tone dhe Rajonit!