Në postimini e tij në Facebook, Xhaferri thekson se ky është një rast tronditës, kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeminsitri dhe kërkon që përgjegjësit të hetohen.
Kur jeta e një 15 vjeçari nuk ka prioritet as sa instalacioni në Kryeministri
Vdekja tragjike e 15 vjeçarit Floristel Gjata më tronditi, teksa edhe këtë herë binomi burokraci-babëzi rezultoi vrastar.
Së pari i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjata dhe solidarizohem me dhimbjen e tyre.
Familja prej javësh bënte apel për kurimin jashtë vendit, pasi transplanti i zemrës ishte emergjencë, por kjo mbeti peng i fondeve që nuk u alokuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe mungesës së një marrëveshjeje me një spital në vendet e BE për ndërhyrje të ngjashme.
Shqiptarët u solidarizuan me rastin dhe grumbulluan në kohë rekord shumën prej 150 mijë eurosh, por kjo nuk mjaftoi, pasi Floristeli e humbi betejën më sëmundjen.
Tragjedi të tilla na bëjnë të kuptojmë se sa të pafuqishëm jemi përballë një makineri korruptive që ka mbërthyer sistemin tonë shëndetësor, dhe që po e paguajmë me jetë njerëzish.
Autoritetet duhet të nisin hetimet, që nësë ka përgjegjës që paguhet me taksat tona, së paku të mos jetë më aty, e nëse më keq, të shkoj prapa hekurave.
Rasti i Floristelit nuk është i veçuar, ai thjeshtë është viktima e radhës e një sistemi të kalbur shëndetësor që ka prioritet fasadën por jo shëndetin.