Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
"Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!
Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!" shkruan Meta.