I ftuar në News24, Gjekmarkaj u shpreh se PD e vulës ka më shumë institucione se anëtarë.
Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.
Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje në 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë.