Berisha: Farsa zgjedhore u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale

E mërkurë, 05 July 2023 18:53
Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp ku u prezantua raporti i farsës elektorale të 14 majit 2023, se ajo u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën zgjedhore.

 

“Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike.

Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë.
 
 
 

Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.

 
Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre.

1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës.

Ushtria e aktivistëve dhe patronazhistëve u sollën si terroristë elektoralë. Të gjitha këto janë të dokumentuara në këto dosje.

Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës.

Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj.

Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij.

Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale.

Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, drejtues lokal, kandidatë, anëtarë, mbështetës të PD, në këtë dokumentacion mijëra faqesh. Dua të falënderoj grupin e punës që është sot përpara jush për këtë raport të shkëlqyer, të plotë,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...