Gazeta e Antverpës shkruan se arrestimet erdhën falë faktit se Belgjika ia ka dalë të deshifrojë komunikimet që bëheshin nga kriminelët përmes aplikacionit Sky ECC.
Për shembull në pranga është vënë prokurori i qytetit të Kukësit, i cili sipas shtypit vendas ka siguruar mbylljen e dosjeve ndaj disa kriminelëve. Pas hekurave përfunduan edhe disa policë të rangut të lartë. Mediat shqiptare raportojnë se të paktën dy nga oficerët e policisë janë përfshirë në atentate, njëri prej tyre duke ndarë informacione për viktimën,” shkruan gazeta.
Por sipas saj, vëmendja më e madhe i kushtohet biznesmenit Pëllumb Gjoka, që njihet si kontakt i ngushtë i kryeministrit shqiptar.
“Në Shqipëri, vëmendje e madhe po i kushtohet arrestimit të Pëllumb Gjokës, biznesmenit të njohur, i cili është shpallur nga qeveria si ‘investitor strategjik’ dhe tashmë akuzohet si porositës i vrasjeve. Opozita në Shqipëri thotë se Gjoka ishte në kontakt të ngushtë me kryeministrin shqiptar”.
“Mesazhet e dërguara nga Sky ECC u thyen nga hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale të Antverpës në bashkëpunim me hetuesit holandezë dhe francezë”, thekson gazeta.