Sipas kryedemokratit, pronari real i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj i cili do të siguronte 680 mln euro fitime përmes skemës korruptive.
Lideri i opozitës hodhi akuza se kryeministra Rama ka zhvilluar takime të fshehta prokurorët e çështjes së incenetorëve. Sipas tij, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka premtuar se do të ndërpriste pagesat para zgjedhjeve por nuk e bëri.
Me kritika Berisha u shpreh edhe për Prokurorinë e cila sipas tj akuzon Arben Ahmetajn për firmën, por nuk heton përgjegjësit kryesor të aferës që sipas tij i janë Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi dhe Artur Metani.
Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati komentoi edhe spekulimet se mund të ndryshojnë emrin e partisë.