“Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar.
Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsipër financimin e djegësit.
Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.
Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me çdo ligj dhe praktikën e vendit, por dhe të botës ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pike në garë një kompanie si Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi përveçse në ëndrrën makabre te Erion Velisë, Edi Ramës etj për t’ju grabitë shqiptarëve qindra milionë euro. Ministria Feloj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, d.m.th kompania ne fjale nuk ekziston dhe se ajo nuk është e regjistruar.
Së fundmi është Erion Veliaj personi më direkt se bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që kanë fshehur prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur apo kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për djegësin që nuk ekziston.
Pse prokuroria e lejon vetes të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh ndërkohë që ai nuk ishte as propozuesi as shpallësi i tenderit.
Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar dhe ky nuk është hetim,” tha Berisha.