I pari që shkroi për këtë skandal ishte eksperti Ervin Karamuço.
Për llogari të kujt shkarkonte TIMS dhe për çfarë i duheshin porositësit?
Faleminderit një oficeri të vjetër të policisë që me shumë integritet denoncoi këtë skandal…,” shkruan ai.
Kurse gazetari Ferdinand Dervishi thotë se skandali ka lidhje me emërimin e Taulant Ballës.
“Këtë radhe nuk bëhet fjalë për iranianet. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret etj u ka shkuar një e-mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e-mail zyrtarët identifikohen me emra.
Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve.
Menjëherë pas dërgimit të e-mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës në email, duke i bindur drejtuesit të mos publikojnë asgjë.
Sigurisht justifikimi që pronarët apo drejtuesit e mediave kanë dëgjuar do jetë formuluar në formën: lajmi nuk është i vërtetë, ata që e kanë bërë e-mail-in mund të kenë konflikte me personat që përmendin si autorë etj.
Deri këtu gjithçka duket bindëse.
Policia jonë është shndërruar në një fole banditësh që sigurisht nuk e kanë për gjë të hane edhe njeri-tjetrin. Dosja e fundit e përgjimeve, që përfshin drejtues të lartë të policisë, vërteton jo vetëm shkallën e implikimit, por edhe thellësinë mendore kriminale të tyre.
Por fillimi i hetimit për ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS si dhe për identifikimin e autorëve dhe qëllimit të tyre ndryshon gjithë lojën. Bën gjithçka të vërtetë.
Nuk është aspak çudi që vjedhja e të dhënave të jetë bërë me qëllim kriminal. Dhe nuk është aspak çudi që gjithçka ka ndodhur të rrëfejë të vërtetën e emërimit të T. Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.
Personalisht besoj se ky njeri u vendos në këtë post me qëllimin që të mbyllë sa më shume vrima në varkën e bërë shoshë të Rilindjes. Së pari të bllokojë gjithë suportin që policia deri tani i ka dhënë SPAK,” shkruan Dervishi.