Këtë herë është ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila quan plehra qytetarët që lënë qeset jashtë koshave të mbeturinave në qytetin e Vlorës.
Teksa ka postuar një foto, me një shkrim të tejmbushur me gabime drejtshkrimore, Kumbaro ka shkruar fjalën plehrë, të cilën e ka zevendësuar më pas me ‘i paudhë’.
Mjafton të shohësh historinë e edituar të statusit të Kumbaros, për të kuptuar emergjencën që këto politikane kanë për të mbushur murin e tyre në rrjetet sociale plot me reagime, që lënë vend për të dëshiruar.
Pak javë më parë Kumbaro u bë virale me postimin e saj për çadra falas për qytetarët në plazhe, pas orës 19:00 të mbrëmjes, postim për të cilin pretendoi se ishte një fotomontazh, dhe nuk ishte publikuar asnjëherë nga ajo.