Llangozi, thekson se Rama ka qenë në dijeni të shkeljeve dhe se nuk ka kryer misionin e tij, ku sipas ligjit 9000, neni 2 e detyron kryeministrin kur konstaton paligjshmëri të ndrëpresë shkeljet.
Kryeminstri është në dijeni sepse dihet që një ish ministër i tij ndodhet në burg, drejtues kabineti, është pyetur nga komisioni i ligjeve, pra kryeministri ka dijeni në mënyrë të drejpërdrejtë.
Dhe vetë Arben Ahmetaj, kjo është më e çuditshmja, nëse i referohemi intervistës së bërë nga shtetasi Arben Ahmetaj në një Tv kombëtar, ka thënë se e ka informuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hap pas hapi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe ai e ka njoftuar për të gjitha problematikat dhe me njoftim nga ky shtetas, kryeministri nuk ka marrë masa për të ndëprerë shkeljet".