Berisha tha se kjo që ne shohim sot kjo është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që është narkoshteti shqiptar.
Nga interceptimet që u publikuan që janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte dhe darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se një ministër i tij, pra cila është fuqia, e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimarrësit absolut.
Shqipëria sot në Europë rendite e para me distancë me treguesin e ndërtimit. 3 milionë metra katrorë në vit ndërtohen në Tiranë në një kohë kur nevoja e vendit është 1 milion metër katror.
Nuk ka lavatriçe më gjigante të larjes së parave të krimit se Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjta në Europë. I ndërton droga, i blen droga i shet droga.
Dhe në këto operacione klanet përsëri i përdorin këto para për të pushtuar territoret. Tani këtë kanabisin e kanë të dytë, kokainën dhe opiumin e kanë të parin.