Berisha theksoi se kemi të bëjmë me një euro toksike për ekonominë shqiptare, e cila kontrollohet totalisht nga klanet kriminale dhe se ky fenomen po shkatërron Shqipërinë.
Ju e dëgjuat një Olsi Bistri, por mos kujtoni ju se është më pak, Olsi Rama. Ua them unë ju. Sepse Olsi Bistri, po të mos ishte aspekti i krimit, i vrasjeve, Pëllumb Gjoka ishte pronar i një kazinoje, të cilën ja mbronte Olsi komplet kazinonë.
Por kazinonë e tmerrshme të call centerave me 2.2 miliardë euro vjedhje, i biri i njishit të shërbimit civili, Amant Josifi, e ëma e tij është drejtuesja e Shërbimit Civil të narkoshtetit. Dhe ai kishte protektor absolut Olsi Ramën. Ata merrnin punëtorët e ndershëm, hajdeni tek ne se keni kaq rrogë dhe kemi mbrojtjen e qeverisë.
Sigurisht që ne nuk mund të rrimë, do të bëjmë çtë kemi mundësi, do të insistojmë në krijimin e fondit të mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve, një domosdoshmëri e madhe në këtë kohë. Por ama po nuk premë rrënjët e këtij fenomeni, po shkatërron Shqipërinë.