‘Rama, antishqiptar’/ Berisha: Fronti opozitar, i domosdoshëm për kthimin e opozitës në pushtet

E Enjte, 10 August 2023 15:23
Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se PD do të bëjë gjithçka për krijimin e një fronti opozitar sa më të gjerë, i cili është i domosdoshëm për përmbysjen e këtij regjimi që ka pushtuar vendin.

 

Duke e quajtur kryeministrin Edi Rama si një antishqiptar, i cili nga mëngjesi deri në darkë bën gjithçka kundër lirisë së shqiptarëve dhe interesit të shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon, Berisha thotë se demokratët do bëjnë gjithçka që të ringrihen përsëri.

 
Berisha: Ne do ngrihemi! Do bëjmë atë që nuk kemi bërë deri sot. Ky ka kap çdo pushtet. Kjo e vështirëson por nuk e bën të pamundur misionin tonë. Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar sa më të gjerë. Natyrish parti politike opozitare të vërteta, me grupe organizata, me individë influent, por një front opozitar është i domosdoshëm qoftë për përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme demokratike qoftë për një proces zgjedhor të gjerë të frontit opozitar ku opozita të rikthehet në pushtet. Është gusht fundi i kohës se fillon dhe ngjitet por ne duhet të bëjmë gjithçka të mos humbasim asnjë kohë. Duhet të bëjmë gjithçka se detyrat i kemi jo të lehta por absolutisht të përballueshme dhe të ngrihemi përsëri.
 
 
 
U bë gjithçka për të na përjashtuar nga procesi zgjedhor. Se të gjitha ato masa kishin një qëllim që ne të largoheshim. Ne morëm vendimin më të drejtë, ne nuk largohemi, tani duhet të përballemi me ta. Ne kemi përballë një armik të egër, një antishqiptar, i cili nga mëngjesi deri në darkë bën gjithçka kundër lirisë së shqiptarëve por në fakt dhe interesit të shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...