Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se Veliaj është duke bërë presion të madh mbi sistemin e drejtësisë, pasi është ai që i hapi dyert aferës së vjedhjes së shekullit.
Të pretendosh se je viktimë, apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri, do të thotë të tallesh, jo vetëm me veten tënde, por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar. Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës, i cili për të çelë dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga strategji depozitim-seleksionim-riciklim dhe zgjerim i landfillit, në djegie me koncesion me inceneratorin e Tiranës.
Askush, as Klodian Zoto, as Mirel Rama, pra Edi Rama nuk mund të vendoste dhe ti diktonte një vendim të tillë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.