Në takimin që u zhvillua nën pakujdesjen e z. Sali Berisha, znj. Neta ngriti problemet që ende nuk kanë reshtur për familjen e saj pavarësisht këtyre tri dekadave demokraci, te mungesa e mbështetjes, tek dhënia e drejtësisë dhe sidomos, ajo e vuri theksin tek fjala se në krye të shtetit, qeverisë, në parlament, sot vazhdojnë të qeverisin bijtë e bllokmenëve të dikurshëm. “Babai i tij, kryexhelat” tha znj. Nela për kryeministrin që qeveris vendin, Edi Ramën.
Asnjë ndihmë nuk kemi nga askush! Shteti ynë nuk e hap derën! Nuk na pranon. Ne të burgosurit politikë, të përndjekurit, nuk na duan ata. Ne e kemi “damkën e zezë” mu në ballë sepse drejtësia nuk vazhdon ndaj nesh. Kur nuk shkuan kriminelët para drejtësisë, mua, plaga ime, m’u bë e rëndë; të lehtësohej pak sikur të shkonin ata.
Dha urdhër Ramiz Alia, Fehmi Avdiu, Liri Robo, Halim Hoxha kryetar i Gjykatës së Kukësit, Hekuran Isai dhe shumë të tjerë janë me emra e mbiemra e mbi të gjitha ata vazhdojnë, djemtë e tyre...Nuk e di si i lejon parlamenti ynë që është në dorë të Nikollës dhe paraardhësit e saj, si kanë qenë?!
Si i lejon djemtë e kriminelit, të bllokmenëvë, të punojnë sot në parlament, në qeveri, ministra, kudo?! Në ushtri, shëndetësi, polici e sidomos drejtësinë e kanë kapur djemtë e kriminelëve, ata janë djemtë e kriminelëve prandaj i mban Edi Rama në drejtësi.
Pse nuk na japin drejtësi neve?! Pse nuk i çojnë kriminelët? Pse nuk ua hapin dosjet që djemtë e tyre të mos jenë në parlament, në asnjë vend?! Sidomos për Edi Ramën, kryeministrin tonë shqiptar që e di. Babai i tij kryexhelat dhe shumë të tjerë, djemtë e tyre sot na sundojnë Shqipërinë. Pse, nuk ka Shqipëria djem e vajza, nuk ka burra të mençur?!
Unë nuk e di si e keni ju që jeni në parlament që bëni ligjet e Ramës, ai duhet të japë dorëheqjen! Ai duhet të japë dorëheqjen nga skena publike dhe politike!”