Berisha e bëri deklaratën gjatë konferencës së sotshme për media në selinë e PD, ku e mori fjalë duke iu drejtua me humor së pari, gazetarëve të pranishëm: “Ju të tre jeni sot heronjtë e ditës në gazetari sepse nuk e keni braktisur profesionin e vërsulur drejt vakancave, ç’ka është normale”, u tha ai.
Harrova të them se përveç këtyre ishte edhe “asambleja anti-Damian”’ edhe ajo është pjesë e hetimit, por e hetimit strikt partiak. U bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për t’i thënë popullit se “unë e shkarkova Damian Gjiknurin”.
E vërteta është, e vërteta është se 1-herë dhe 100-herë po ta analizosh dhe studiosh këtë rast (dhe në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë, jam ish-kryeministër) dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është në mënyrën më të padiskutueshme, ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere!
Unë në mënyrë të veçantë do të ndalem në aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda vjedhjes së shekullit, mbi të cilën nxin, “nxin” - firma personale direkt e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 19 milionë eurove nga buxheti i shtetit,” vazhdoi Berisha më tej.