Berisha: Zbulim arkeologjik shumë i rëndësishëm në Ulpiana, përkushtimi i perandorit Justinian për Dardaninë

E Enjte, 17 August 2023 10:55
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një mesazhi ka reaguar në lidhje me zbulimin e rëndësishëm të ditëve të fundit të bërë në Ulpianë, Prishtinë.

 

Arkeologët e Kosovës, në bashkëpunim me ato francezë kanë zbuluar një mbishkrim me emrin e perandorit Justiniani, i cili duket se është një përkushtim i tij për vendin ku lindi, Dardani.

 
Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
 
 
 
Një zbulim arkelogjik shumë i rëndësishëm në Ulpiana!
 

Të dashur miq, arkeolog kosovar dhe francez zbuluan një mbishkrim me emrin e Justinianit të Madh dhe Dardanisë në qytetin e lashtë Ulpiana, i cili në kohën e perandorisë Ramake quhej ‘Justniana Seconda’ dhe që besohet se është ndërtuar si qytet nga perandori romak me origjinë dardane ‘Justinian’.

 

Ulpiana gjendet në afërsi të Prishtinës. Mbishkrimi latin është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje dardane. Studjuesit mendojnë se mbishkrimi tregon përkushtimin e Perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës i cili e rindërtoi qytetin pas rrënimit nga tërmeti.

Christophe J.Goddard, përfaqësues i ‘Ecole Normale Superieure’ nga Parisi, dhe i cili drejton laboratorin ‘Aoroc’, thotë se për herë të parë mund të shihet me sy përkushtimi i perandorit Justinian për Dardaninë, vendin e tij të origjinës.

Image

‘Dua të them, është e re për shumë njerëz dhe ne pamë të gjithë emocionet për këtë, është krejtësisht e kuptueshme për emrin e krahinës, por ne gjithmonë e dinim që këtu ishte Dardania. Dua të them, kjo është ajo. Nuk është diçka që është heshtur, për të qenë i sinqertë, nga askush. Janë shumë burime. 

Pra, por ajo që është e re është se për herë të parë kemi një përkushtim nga ky Perandor i madh dhe gjëja tjetër që dimë gjithashtu se ky perandor ishte shumë i lidhur me krahinën e tij të lindjes, sepse ai lindi këtu, familja e tij ishte nga Dardania, nga vendi i vogël i quajtur Tarazona Skupi, Shkupi i sotëm dhe kjo ndërtesë, ky rindërtim i qytetit të Ulpianës, është fakti që ai i dha emrin e tij qytetit, Justiniana Seconda, tregon qartë se sa i lidhur ishte ai me qytetin’, thotë ai.

Duke ndarë të njëjtin mendim me z.Goddard për Dardaninë si trevë perandorësh, uroj përzemërsisht ekipin e arkeologëve për zbulimin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...