Berisha: Kurbinit ia vuri flakën bashkia duke djegur plehrat! Për krimin, arrestohen të pafajshëm

E mërkurë, 23 August 2023 12:42
Pas arrestimit nga Policia të dy personave në Kurbin për shpërthimin e zjarri që po merrte përmasa, ka reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke përcjellë zemërimin dhe të vërtetën e qytetarëve.


“Flakën Kurbinit ia vuri bashkia duke djegur plehrat! – reagoi Berisha në Fb. - Për të fshehur krimin e bashkisë që djeg mbeturinat, arrestohen njerëz të pafajshëm”.

Në vijim, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari se zjarri nuk është vënë nga individë, por nga vetë bashkia e këtij qyteti për shkak të grumbullimit të madh të mbeturinave. Ai zjarr u ka dalë jashtë kontrollit dhe për këtë kanë fajësuar persona që edhe i kanë arrestuar.”
 
 

Në vijim, mesazhi me foto që qytetari ia dërgoi kryetarit të PD-së:

 
Z. Berisha, kryetarja e bashkisë së Kurbinit po mundohet të justifikojë zjarrin e vënë nga bashkia Kurbin tek mbeturinat që hidhen nga kjo bashki, por zjarri iu doli jashtë kontrollit. Tani, bëjnë arrestime me njerëz të pafajshëm, kapen me fukarenj që nuk kanë bukë në shtëpi. Nuk ka kurbinas që djeg vendin e tij. Bashkia Kurbin është fajtore për zjarrin e vënë tek mbeturinat. Edhe para ca vitesh ka ndodhur e njëjta gjë në një kosh te mbeturinat. Ka persona që marrin rroga nga bashkia si roje.

Image

Kujtojmë se dje në Kurbin, policia bëri arrestimin e një tjetër personi që e konsideroi përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje.

Në njoftimin zyrtar thuhej: Shërbimet e policisë, pas njoftimit të marrë se në një zonë malore në lagjen nr.4 në Laç, kishte rënë zjarr i cili kishte marrë përmasa duke rrezikuar edhe banesat përreth, menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje për t;u angazhuar me qëllim fikjen e tij si dhe për të kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut.

Si rezultat i veprimeve të shpejta e profesionale hetimore të kryera, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa mbeturinave nga shtetasi V. H. 41 vjeç, zjarr i cili duke u favorizuar nga kushtet atmosferike, ka marrë përmasa duke djegur një sipërfaqe masive me bimësi si dhe duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Shtetasi V. H. u arrestua në flagrancë.

Në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera përgjegjëse, me qëllim fikjen e zjarrit, janë angazhuar shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, forcat "Shqiponja" si dhe 4 grupe nga FNSH të ardhur në mbështetje.

Në krye të këtyre shërbimeve policore të angazhuara, në vendin e ngjarjes, ndodhet edhe Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Drejtues Alfred Elezi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...