Berisha: Drejtësia kriminale amnistoi Beqajn edhe pse është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

E mërkurë, 23 August 2023 16:30
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se drejtësia wshtw mw kriminale se krimi.


“Po drejtësia si është? Më kriminale se krimi.

Lexuat ju për Xhevahirin, i cili shkonte dhe lironte Behar Bajrin, pasi kishte vrarë të fejuarën 15-vjeçare.
 
Ky sistem i drejtësisë politikë është plot Xhevahirë.
 
 
A nuk është Xhevahir ai që amniston Ilir Beqajn? Ilir Beqaj, që ka firmën e tij në të gjitha aktet vendimtare të sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

Ilir Beqaj, duke rritur 80 herë çmimin e procesit të sterilizimit, edhe pasi ka përvetësuar- se ndërmarrja është e Ilir Beqës, nuk ka dyshim- sterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro, katin e spitalit, pasi ka firmosur për të marrë ujin dhe energjinë falas për ndërmarrjen e tij, çoi kostot dhe i bëri të papërballueshme dhe u urdhërua të shkurtoheshin 1 mijë operacione në muaj.

Kush nuk u operua? Ai që pati para, shkoi te privati. Po ai që nuk pati mundësi? Shumë prej tyre shkuan në atë botë.

Dhe ky prokuror, këta prokurorë të supozuar për elitë, de facto elitë krimi, nuk heton, nuk ngre padi ndaj këtij personi, nuk ngrenë padi ndaj McGonigal.

Çfarë do thonë këta prokurorë, kur McGonigal pas dy javësh të pranojë fajin edhe për Shqipërinë?” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...