Berisha: Mashtrimi shumë milionësh i Edi Ramës me shifrat e turizmit

E Enjte, 31 August 2023 12:08
Nga Sali Berisha


Të dashur miq, rrugët si Rruga e Kombit, Shkodër - Han i Hotit, Levan - Gjirokastër, Levan - Vlorë, Thumanë - Milot - Tiranë - Elbasan, Rruga e Bregut, Shkodër - Velipojë - Hani i Hotit - Tamarë, Bajram Curri - Valbonë dhe 500 km rrugë që lidhin akset kombëtare me zonat turistike nga Shkodra në Ksamil bënë që numri i turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri të rritet nga 300 mijë që ishin në vitin 2005 në mbi 5 milionë në vitin 2013 dhe kjo rritje vazhdoi gjatë këtyre 10 viteve natyrisht me ritme shumë më të ngadalta.

Edi Rama me propagandën e tij banale shpall si turistë të gjitha ata që hyjnë në pikat kufitare në Shqipëri, pavarësisht se miliona prej tyre janë kalimtarë që hyjnë dhe dalin Shqipëria brenda disa orëve për në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo destinacione tjera ose vijnë nga vendet fqinje për vizita disaorëshe dhe kthehen në vendin ku bëjnë pushime. Statistika zyrtare përgënjeshtron keq Edi Ramën.
 
Për të dhëna më të hollësishme ju sugjeroj të lexoni statusin e z. Petrit Vasili.
 
 
Petrit Vasili
 

Po të besosh Ramën, i bie që turistët në Shqipëri flenë nëpër pemë, ndërsa në Mal të Zi në hotele!

Industria turistike, aq e nevojshme për vendin tone, nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagande e demagogji, por me analiza të sakta profesionale.

Edi Rama pa pasur turp hedh shifra njëra me e gënjeshtërt se tjetra, vetëm në funksion të propagandës.

Përpara tre ditësh, Rama tha: "Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar".

FAKTET!!

Por në vitin 2022 u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë. Ndërsa janë realizuar gjithsej 3.8 milionë net fjetje nëpër hotele në vitin 2022 sipas raportimit të statistikave zyrtare.

Le të marrim Malin e Zi, që ka trefishin e hoteleve të Shqipërisë.

Në vitin 2022, Mali i Zi pati 2.183.975 turistë dhe pati net fjetje 12.428.787 net fjetje.

Pra mesatarja e një turisti në Malin e Zi është afërsisht 6 net fjetje.

GËNJESHTRA!!

Në Shqipëri turisti nuk fle as gjysëm nate. Kurse në Malin e Zi turisti fle mesatarisht gjashtë net. Sipas OBT, që të quhet turist duhet te flejë minimumi një natë.

PËRFUNDIMI!!

Ku flenë këta turistët e Edi Ramës, nëpër peme, në trotuar, nëpër rrugë apo ku....

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...