Sterilizimi, Rrapaj pagoi veten 7 mln euro për konsulencë, përsëritet ‘skema Zoto’ si tek inceneratorët

E Enjte, 31 August 2023 19:10
 
 

Thellohet skandali i abuzimit me koncesionin e sterilizimit. Ilir Rrapaj ka përdorur të njejtën skemë si Klodian Zoto me inceneratorët. Kompania e sterilizimit, Sani Service, ku Ilir Rrapaj është 40% aksioner, ka paguar kompaninë tjetër të tij, Global Sher me 7 milionë euro për konsulencë. Por duke qenë se kompania e dytë e Rrapajt nuk kishte eksperiencë, ai ka nënkontraktuar kompani të tjera me çmim më të lirë për këto shërbime. Përmes kësaj skeme të paligjshme, Rrapaj ka përfituar më shumë se 6 mln euro.

 

Syri TV

Ilir Rrapaj ka marrë rreth 7 milionë euro për konsulencë dhe ndërmjetësim në favor të kompanisë koncesionare të sterilizimit, “Sani Service”, në të cilën rezulton se është vetë ortak kryesor me 40 përqind të aksioneve. Pak kohë pasi ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nënshkroi kontratën koncesionare me vlerë 100 milionë euro, emigranti-murator Ilir Rrapaj krijoi në Shqipëri një kompani tjetër, “Global-Sher”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo kompani e Rrapajt ka përfituar 696 milionë lekë të reja dhe 320 mijë euro për shërbime që i ka ofruar kompanisë koncesionare “Sani Service”, kryesisht për konsulencë, trajnime dhe mirëmbajtje të aparaturave. Kompania “Global Sher” në pronësi të Rrapajt nuk kishte eksperiencë në asnjë prej këtyre shërbimeve.
 
 
Për këtë arsye, ajo ka nënkontraktuar disa kompani të tjera, të cilat kanë kryer shërbime për llogari të koncesionarit të sterilizimit. Kompanitë e tjera, të ndërmjetësuara nga “Global Sher” janë faturuar në total në vlerën 44 milionë lekë të reja ose rreth 400 mijë euro, ndërkohë që për këto shërbime, Rrapaj ka marrë plot 7 milionë euro nga koncesionari “Sani Service”.

 

Pagesat për nënkontraktorin “Global Sher” të Ilir Rrapajt dhe nën-nënkontrakorët e tjerë të punësuar nga Rrapaj, janë kryer në kundërshtim flagrant me kontratën koncesionare. Kontrata parashikonte se koncesionari “Sani Service” duhet të merrte lejen paraprake nga Ministria e Shëndetësisë për angazhimin e nënkontraktorëve. Rezulton se Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë miratim që shoqëria “Sani Service” me aksioner kryesor Ilir Rrapaj, të nënkontraktonte shoqërinë “Global Sher”, në pronësi të plotë të Ilir Rrapaj.

Nga ana tjetër, marrëdhënia financiare mes shoqërive “Sani Service” dhe “Global Sher” dëshmon që zbatimi i kontratës koncesionare ka qenë tërësisht jashtë kontrollit të Ministrisë së Shëndetësisë ose faturimet skandaloze mes tyre janë lejuar me vetëdije nga autoriteti kontraktor. Skema e pagesës së aksionerëve për shërbimi konsulence dhe ndërmjetësimi është parë më herët edhe në koncesionet e landfilleve dhe inceneratorëve. Një ndër pronarët de fakto të djegësave, Klodian Zoto, ka paguar kompani të tjera të tij për shërbime konsulence për koncesionarët e plehrave. Duket qartë se skema mashtruese është e njëjtë, pavarësisht se ndryshon fusha e kontratave koncesionare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...