Basha shmang akuzat ndaj Ramës për aferat: Fajin për korrupsionin e kanë institucionet

Saturday, 02 September 2023 23:49
Lulzim Basha u braktis sot nga grupi parlamentar duke zhvilluar aktivitet me bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Teksa e shfrytëzoi fjalën e tij për të sulmuar demokratët, Lulzim Basha nuk e gjeti Edi Ramën përgjegjës për aferat dhe korrupsionin, por sipas tij fajin e kanë institucionet, e për këtë paralajmëroi ndryshime kushtetuese me mazhorancën e Edi Ramës. Basha kaloi çdo parashikim, duke propozuar që të mbajë çdo post të mundshëm në parti, përfshi edhe atë të kryetarit të grupit parlamentar, ndërsa në rast humbjeje në zgjedhje, nuk është i detyruar të japë dorëheqjen

 

I braktisur nga deputetët dhe grupi parlamentar, me një grup bashkëpuntorësh Lulzim Basha ka mbajtur sot aktivitetin e radhës, për të vijuar pengmarrjen e logos së Partisë Demokratike.
 
Siç edhe pritej, në fjalën e tij të stërzgjatur, Lulzim Basha u fokusua vetëm në sulmet ndaj demokratëve, duke qenë tepër i rezervuar në artikulimin e aferave korruptive dhe akuzat ndaj Edi Ramës.
 
Sipas Bashës, fajin për dërgimin e ministrive një e nga një në SPAK, e ka Kushtetuta dhe mungesa e demokracisë në institucione, e jo Edi Rama, të cilën e kurseu në artikulimin e tij.

 

E pasi nuk e gjeti si përgjegjës për korrupsionin galopant, Basha bëri edhe propozime ligjore e kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votat e Edi Ramës.

Por për të realizuar këtë bashkëpunim me Edi Ramën, për të vijuar dëmtimin e opozitës e lënien e saj në opozitë edhe më të gjatë, Lulzim Basha kërkon edhe konsolidimin e pozicionit të tij. Në mbledhjen e bashkëpunëtorëve të tij, Basha u ka propozuar që tashmë do të jetë në krye të çdo posti e funksioni të Partisë. Sipas Bashës, ai do të mbajë jo vetëm postin e kryetarit të partisë, por njëkohësisht do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Gjithashtu nënkryetarët do të emërohen prej Bashës, e në mungesë të tij, do të jetë po Basha që do të delegojë kompetencat. Por jo vetëm kaq, Basha ka zhveshur edhe postet e tjera nga shumë kompetenca, të cilat do të mbahen nga ai, përfshi ato që deri dje i kishte Sekretari i Përgjithshëm.

Por jo vetëm marrja e këtyre funksioneve, Basha ka hequr nga statuti, dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve të Përgjithshme. E me këtë favorizim që i bën vetes, Lulzim Basha qëndron në detyrë edhe në rast të humbjeje, siç ishin të njëpasnjëshme teksa mbante postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Por ndërsa pretendon të mbajë vetë çdo post, Lulzim Basha nuk ndalet as me përjashtimet. Në përbërjen e Këshillit Kombëtar parashikon përjashtimin e çdo figure të rëndësishme të së djathtës që kanë mbajtur postet si ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PDSH-së, të cilët e kanë pasur vendin në Këshillin Kombëtar që me themelimin e kësaj force.

Madje një zgjidhje Basha e ka gjetur edhe për kundërshtimet e Gazment Bardhit. Teksa deri dje Bardhi gëzonte mbështetjen e Bashës si Sekretar i Përgjithshëm, sot që ai kundërshton taktikën e Bashës për pengmarrjen e partisë, ka marrë edhe përgjigjen prej tij.

Sipas Bashës, nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk i bindet atij, atëherë dikush tjetër e zëvendëson atë, e Basha është kujdesur që t’i lërë edhe një afat tremujor. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...