Gjatë fjalës së tij për gazetarët jashtë parlamentit, Berisha akuzoi se ky institucion është ngritur mbi krimin dhe ky droga dhe vjedhja kthehen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.
Pyetje: Do të merrni pjesë në tryezë nesër?
Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.
Pyetje:Për negociata apo bashkim?
Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.