‘Bashkimi i opozitës’/ Bumçi: Lajm shpresdhënës! Përgjegjësi e çdo deputeti që ka dalë nga ajo listë

Tuesday, 05 September 2023 18:02
I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi foli për bashkimin e 43 deputetëve të opozitës, pas 2 vitesh.

 

Bumçi e quajti ditën e sotme një ditë shumë të mirë jo vetëm për demokratët, për 622 mijë votues të PD në zgjedhjet e 2021, por është lajm i mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

 
‘Prandaj e sotmja është një lajm shpresdhënës një lajm i shumë pritur. Tregon përgjegjësinë e çdo deputeti që ka dalë nga ajo listë, të cilët pas dy viteve të vështira kanë gjetur vullnetin e mirë për të përfaqësuar qindra mijëra qytetarë që duan shpresë duan ndryshim sepse kjo është një qeveri që i ka rrënuar shqiptarët’, u shpreh Bumçi.
 
Bumçi: E sotmja është një ditë shumë e mirë jo vetëm për demokratët, për 622 mijë votues të PD në zgjedhjet e 2021, por është lajm i mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare. Sepse një shoqëri ku opozita goditet, përdoret çdo mjet presioni për ta përçarë atë është një shoqëri që nuk shpresë sepse i vetmi ndryshim me diktaturën është opozita. Nuk ka asnjë ndryshim tjetër një vend demokrati me një vend autoritar, përveçse opozitës.
 
Shikoni në Rusi, opozita është në burg, e dërrmuar. Ku ka opozitë ka shpresë dhe çfarë kanë venë re shqiptarët këto vite. Sa më shumë rëndohej qeveria në skandale të paprecedenta të përmasave që nuk i kemi parë në këto 30 viteve, sa më shumë kriminalizohej, aq më shumë goditej opozita. Një situatë e paimagjinueshme që ndërsa qeverisja bjerret kalbëzohet, shpëtimin e shikonte duke goditur kundërshtarin politik në përmasa që nuk ka ndodhur kurrë në historinë 32 vjeçare të demokracisë shqiptare.

 

Prandaj e sotmja është një lajm shpresdhënës një lajm i shumë pritur. Tregon përgjegjësinë e çdo deputeti që ka dalë nga ajo listë, të cilët pas dy viteve të vështira kanë gjetur vullnetin e mirë për të përfaqësuar qindra mijëra qytetarë që duan shpresë duan ndryshim sepse kjo është një qeveri që i ka rrënuar shqiptarët.

Nga sot nis një histori tjetër e opozitarizmit, ku do të shofin një aksion shumë më të fuqishëm të bashkërenduar në parlament, me qëndrimet, me komisionet hetimore dhe me gjithçka tjetër që kërkon një opozitë përballë një regjimi.

Sot shumë më shumë njerëz do të jenë me më shumë shpresë dhe do të kontribuojnë shumë më tepër në opozitën shqiptare pasi opozita e merr energjinë nga shoqëria.

Opozita shqiptare ka vetëm shoqërinë dhe sot njerëzit kanë më shumë arsye për të mbështetur dhe kontribuar në PD dhe opozitën shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...