Opozita ka ndërmarrë hapa konkretë për bashkim. Shumica e deputetëve të dalë nga lista e Partisë Demokratikë në 2021, janë mbledhur bashkë dhe kanë folur për politikë, kanë folur për Shqipërinë, kanë folur për luftën kundër Edi Ramës dhe krimit të organizuar që ka kapur për fyti Shqipërinë.
Sot, shqiptarët patën edhe mundësinë për të mësuar autorët e vrasjes së shpresës në këtë vend, që janë Lulzim Basha dhe Edi Rama.
Deputetët e arsyeshëm u ngritën në lartësinë e duhur dhe kuptuan më në fund misionin e Bashës.
Kuptuan, më në fund, se një njeri i marrë peng nuk mund të udhëhequr frontin opozitar kundër së keqes.
Kuptuan, më në fund, se populli opozitar nuk i ka votuar të shërbejnë si barka shpëtimi për Edi Ramën, por të kapërcejnë mbi interesat personale dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar.