Berisha: Takimi i 43 deputetëve të opozitës e tronditi qeverinë! Bashkërendojmë aksionin me PL-në

Premte, 08 September 2023 17:29
"Por duhet të jemi realist, java nuk kishte vetëm lajme të zeza. Jo!" vërejti sot lideri i opozitës, z. Sali Berisha, në mbyllje të konferencës së përjavshme të shtypit ku trajtoi të gjitha lëvizjet që ndodhën në politikë, në fushën e rendit, në dejtësi etj.

 

"Kishte një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv, - vlerësoi ai. -  Kishte një takim të përbashkët të 43 deputetëve të opozitës, të cilët u mblodhën në një takim shumë të rëndësishëm dhe morën vendime të cilat e kanë tronditur thellë establishmetin e drogës, krimit dhe korrupsionit. 

Ju lutem qytetarë të dashur, për të kuptuar dallgët e tronditjes, lexoni pak titujt e medieve të qeverisë. Ato flasin shumë më tepër seç mund të flas unë sot për tronditjen e qeverisë.
 
Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë deputetët pjesëmarrës në atë takim, vendimet që mori, dua t'ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar. 
 
Siç e patë dhe vetë patëm një takim sot në mëngjes të frytshëm me kryetarin e PL-së, zotin Ilir Meta dhe zotin Petrit Vasili me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm parlamentar dhe jo parlamentar dhe ramë në ujdi që të bashkërendojmë përpjekjet tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve," tha Berisha duke zbuluar një pjesë nga diskutimi që zhvilloi ë herët, para konferencës për shtyp, me kryetarin e PL-së, Ilir Metën.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...