Ministrat e rinj, Berisha: Taulant Balla në lidhje të vazhdueshme me eksponentë të krimit të organizuar

Hënë, 11 September 2023 18:08
Në vijim të deklaratës së tij Kryetrai i PD duke folur për prorjet e reja në qverinë Rama tha se ato kanë nisur me Taulant Ballën i cili që në kohën kur ka qenë student nxirrte viza për trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëri.

 

“Prurjet e reja në qeveri janë mekatare, tha Berisha, dhe unë ju garantoj se, ansamblit te krimit të drogës ju shtuan anëtarë të rinj”.

Berisha në deklaratën e tij para selisë së Kuvendit vijoi akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla për lidhjet e tij me krimin.
 
“Taulant Balla njeriu me dy ose tre telefona të kriptuar. Me dy vinte këtu në parlament, po thonë që kishte dhe më shumë. Ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me eksponentë të krimit të organizuar në Belgjikë, Holandë etj. Ka ndërsyer banditë ndaj opozitës.
 
Shoqëruesi me pasaportë diplomatike 57 herë i Edmond Begos i cili njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj të Italisë dhe rajonit. Balla i implikuar me Gentian Sharrën, bandit dhe vrasës i Elbasanit.

 

Balla është akuzuar si i implikuar në vrasjen e avokatit Gurra, i cili kishte dijeni si avokat për regjistrimet që ekzistonin se Balla ishte porositës vrasjesh”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...