Por ndërsa zyra e shtypit e Lulzim Bashës nxori informacionin për aktivitetin ndërkombëtar të Bashës, dokumentet e rrjedhura nga Kuvendi, nxjerrin në pah përdorjen që po i bëhet atij. Lulzim Basha shkon në këtë mbledhje me porosi të kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila pak javë më parë, për dërgimin e Bashës në Asamblenë e Këshillit të Europës, i kërkon Gazmend Bardhit autorizim për ta lejuar Bashën që të jetë pjesë.