Lehtësimi i akuzave për Rrajat, Prokuroria: Bilbil Majës iu thyhen kocka në kokë e trup, por nuk iu rrezikua jeta

Hënë, 11 September 2023 19:05

Sipas akuzës, dhuna që është ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, pavarësisht se ekspertiza ka zbuluar se një prej të dhunuarve ka pësuar thyerje kockash në kokë e trup.

Për të dëmtuarin Jashar Maja, prokuroria shpjegon se akti i ekspertimit mjeko ligjor ka përcaktuar se në trupin e tij u konstatua “plagë në lëkurën e kokës si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të forte”.

Dëmtime që shkruhet në një dokument të prokurorisë, “nuk kane qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tille hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kane sjelle si pasoje humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë”.

 
 
Ndërsa për të plagosurin tjetër Bilbil Maja konstatohen dëmtime më të rënda.
 

Bilbil Maja është i plagosuri që shihet në videon e publikuar në rrjete sociale e media i shtrirë përtokë nga dhuna e Rrajave, i gjakosur nga goditjet brutale që e katandisën gjysmë të vdekur, të pafuqishëm as për tu ngritur në këmbë.Sipas prokurorisë, Bilbil Maja ka pasur thyerje kockash në kokë e trup.

Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor, mësohet se, në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale të anës së djathte të kokës, demtime të indit trunor, plagë në lëkuren e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majte si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të forte”, thotë prokuroria.

Pasi renditen dëmtimet e sipërpërmendura, në dokumentin e akuzës thuhet se ato “nuk kane qene te rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë”.

“Mbështetur në kriterin mjekësor të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja, e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, ‘Plagosja e lehtë me dashje’”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

Akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit me qëllim që të vijojë hetimi. Sipas parashikimeve ligjore, në mungesë të ankimit, çështja penale ndaj Rraja mund të mbyllet. Ndërsa në rast të shpalljes fajtorë nga gjykata, marzhi i dënimit për autorët e dhunës ulet ndjeshëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...