Berisha: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën

Premte, 22 September 2023 14:31
Nga konferenca e shtypit e kreut të PD-së, Sali Berisha sot, mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.


"Çfarë kanë zbulimet e fundit?! - shtroi pyetjen ndër të tjera Berisha. - Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme. Ndërmarrja është e Erion Veliajt.

Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit.

Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre.
 
Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta!
 

Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës.
Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...