“Rama duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koncensionarit. Ata janë sot në mbrojtje të interesave të tyre, të ekonomisë së tyre.”
Ka qënë kjo deklarata e deputetes së PD, Jorida Tabaku, nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku së bashku me kolegë opozitarë kërkojnë prej tre ditësh, lirimin e protestuesve të arrestuar për revoltën në Rrugën e Kombit.