Kryetari i komanduar i bashkisë, drejtori i Kadastrës, doganierë, drejtoresha e Postës presion qytetarëve për votën

Diel, 24 September 2023 14:30

Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e SYRI-t nga Kukësi, ku qytetarët denoncojnë presionin e administratës publike ndaj votuesve.

Fotografitë e bëra nga qytetarët tregojnë qartë se patronazhistët janë në aksion që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në qendrat e votimit në Kukës. 

Pranë qendrave të votimit qëndrojnë persona të paautorizuar, midis të cilëve kryebashkiaku i komanduar njëherash dhe shefi i Urbanistikës në bashkinë Kukës, Andrin Shehu, drejtori i Kadastrës, Lad Spahiu, doganieri Luan Duraku dhe drejtoresha e Postës Shqiptare, Migena Gjici. 
 
Këtë të diel po zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës.
 
Në garë janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata.

 

Deri në orën 11:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se kanë votuar 13.91 për qind e personave që kanë të drejtë vote.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...