Sali Berisha: E mbështes Albin Kurtin. Vuçiçi një Sllobodan i ri luftënxitës

Tuesday, 26 September 2023 21:45
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV ka folur në lidhje me vrasjen e policit shqiptar të Kosovës nga terroristët serbë dhe përgjigjen e policisë së Kosovës, duke vrarë 3 prej terroristëve të armatosur.
 

Gjatë bisedës në studio, Berisha tha se mbështet Albin Kurtin në vendimet dhe veprimet e tij. Ndërsa për Vuçiçin, Berisha tha se është një Sllobodan i ri luftënxitës.

‘Në mënyrë konstante kam qenë dhe jam i mendimit në të drejtën kushtetuese të pakundërshtueshme të të drejtës së autoriteteve të Kosovës të vendosin ligjin në të 4 skajet e atij vendi. E konsideroj mospërmbushje të detyrës nëse nuk e bëjnë këtë.
 
Mendoj se qeveria Kurti në këtë drejtim ka bërë hapa të duhur. Mund të ishin në vlerësimin tim edhe më të fortë, jo në intimidimin e popullatës serbe, por garantimin e jetës dhe zhvillimit normal të saj, të serbëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo për mua.
 
Kryeministri Kurti ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse sot në komunat e veriut të Kosovës, mungon policia serbe për shkak të luftënxitësit, Sllobodanit të ri që quhet Aleksandër Vuçiç sepse është ai që urdhëroi pa asnjë arsye ligjore, zhveshjen e 500 policëve apo më shumë, që ishin në këto komuna. Kjo nuk do të thotë kurrë që ai mund të marrë peng, as rendin kushtetues as qeverinë e Kosovës.


Përshëndes çdo hap që bëhet në zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës’, tha gjatë bisedës, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...