Berisha: Shkodrën e fituam, sepse Bajrët ishin në burg! Edi Rama i nxori të gjithë ata

E mërkurë, 27 September 2023 15:32
 
 
 
 

 “Me 2000 patronazhistë që kanë të regjistruar në qarkun e Kukësit, Belinda Balluku, Taulant Balla, kanë shpërndarë thasë me para një javë rresht."

Kryetari i PD, Sali Berisha, e shprehu qartë gjykimin e tij sot se me Edi Ramën kryeministër, zgjedhje nuk mund të ketë! “Krimi shndërrohet në votë, vota shndërrohet në krim”theksoi Berisha duke publikuar në një video, thelbin e një interviste që ka dha mbrëmjen e së martës në “A Krasta Shoë”.

Berisha shpjegoi: "Me 2000 patronazhistë që kanë të regjistruar në qarkun e Kukësit, Belinda Balluku, Taulant Balla, kanë shpërndarë thasë me para një javë rresht. Absolutisht!
 
Dy mënyra ka: njëra mënyrë është blerja e votës dhe marrin kartën.  Ti shet të drejtën e votës. Mënyra e dytë: të blen votën. Të thotë do të shkosh të votosh dhe merr kaq dhe këtë e ndajnë në proporcion në çdo qendër votimi.
 
Krasta: Pra, heqin mundësinë që aty të ketë një process të natyrshëm.
 

Berisha: Kategorikisht, nuk mund të ketë. Nuk mund të ketë në mënyrë absolute. A kalojmë pak tek Shkodra një moment? Më 6 mars fituam vetëm Shkodrën!

Por a e di pse e fituam Shkodrën më 6 mars ne?! Se Bajrët ishin në burg. Kaq. Bajrët ishin në burg, kurse ky i liroi Bajrët: Behar Bajrin, Denis Bajrin me radhë, atë tjetrin, Safet Bajrin, që ishte në burg me Saimir Tahirin. Ai nxori të gjithë këta. I nxori dhe e vunë Shkodrën në terror, bashkë me Pëllumb Gjokën. Pëllumb Gjoka nuk ishte në burg, por ai ishte kudo, dihej që ishte njeriu më i afërt, miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe ne kemi dokumente.

Kur të shohësh ti Enver Bajrin me 6 makina të blindura, kalon nga një qendër votimi te një qendër votimi për ta mbyllur. Bajrët lirohen nga burgu, Pëllumb Gjoka shpallet investitor strategjik.  Pëllumb Gjoka fiton licencën, Pëllumb Gjoka emëron prokurorin - Krimi shndërrohet në votë. Vota shndërrohet në krim.

Me Edi Ramën, unë garantoj çdo shqiptar, që në mënyrë absolute zgjedhje s’do të ketë,” thuhet në përfundim të videos.  

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...